Basha reagon për arrestimin e kryebashkiakut të PD: Nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini nuk dalin para drejtësisë, atëherë.... (VIDEO)

Basha reagon për arrestimin e kryebashkiakut të PD: Nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini nuk dalin para drejtësisë, atëherë.... (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kryebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu në prani edhe të një pjese të deputetëve të djathtë, Basha kërkoi që para ligjit të gjithë janë të barabartë, duke uruar njëkohësisht që kryebashkiaku i djathtë të jetë i pafajshëm.

“Ne shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi i im dhe i PD është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur nga axhenda politike, të drejtuar nga njëri krah politik kundër tjetrit” , deklaroi Basha.

Fran Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lezhës u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të pronave bregdetare ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë.

Por kreu i PD-së, edhe për Komisionit Hetimor “Tahiri”, duke theksuar se së fundi ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit.

Kryedemokrati ka theksuar se Partia Demokratike do të kërkojë të hënën llogari për një sërë pyetjesh lidhur me situatën në vend dhe me rastin “Tahiri”.

Sipas tij, “komisioni do të hetojë si dhe pse ndodhi, që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi”.

Si dhe pse ndodhi, që megjithë informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, asnjë institucion shtetëror nuk e vuri atë para përgjegjësisë. Si dhe pse ndodhi, që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar”, tha më tej Basha.

Por kreu i PD theksoi se nuk mund të ketë drejtësi nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh në akuzë për vepra të rënda penale nuk do dalin para drejtësisë


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy