Krijimi i Shoqatës së Bartendërve/ Goga: Ndryshim për industrinë e turizmit deri në rregullimin e standardeve të koktejeve për klientët

Krijimi i Shoqatës së Bartendërve/ Goga: Ndryshim për industrinë e turizmit deri në rregullimin e standardeve të koktejeve për klientët

Një moment historik për industrinë e pijeve është shënuar së fundmi me krijimin e Shoqatës së Bartendërve shqiptar.

Themeluesi dhe presidenti i saj, Kleantino Goga, i ftuar në “Zgjohu me MCN”, tha se me këtë shoqate, prezantimi profesional i industrisë se baristëve bëhet tashmë në nivele ndërkombëtare.

Në industrinë tonë është për herë të parë që prezantohemi në të tilla nivele. Kështu që ne industri ajo që më bëri përshtypje është se në vendet ku ne shkojmë kur prezantojmë Shqipërinë në këtë industri, sidomos ne Itali që ishim vjet, Shoqata e Bartendërve shqiptar u bë me te drejta të plota u bëm me 28 nëntor, pjesë e organizatës botërore dhe aty u ngrit për herë të parë flamuri shqiptar.

Fillesat kjo shoqata jonë i ka tre vjet, e kam themeluar, sepse e pamë të nevojshme, kam 15 vjet  punoj si bartendër. Pastaj vazhdoja part time dhe  kur shkova jashtë të punoja në profesion, kur u ktheva pas trajnimeve pashë që ishte e nevojshme ngritja profesionale e kësaj gjëje.

Krijimi i Shoqatës e bartendërve të Shqipërisë, për presidentin e saj, nënkupton mbrojtje ligjore deri në rregullimin e standardeve të koktejeve për shëndetin e klientit.

Krijimi i kësaj shoqate sjell ndryshim për tërë industrinë e turizmit, tashmë është përtej sektorit tone, sepse sjell standarde, unifikim, te qenurit brenda një shoqate është njohje ligjore, kemi mbrojtje ligjore, kemi fushata që i bëjmë në bashkëpunim me institucione, kështu që përtej saj, janë trajnime profesionale, është certifikim ndërkombëtar.

Te kursi trajnimit, është se ne të mësojmë standardet e koktejeve, që të njohim alergjitë, që është baze shëndetësore të kujdesesh për shëndetin e klientit. Kur kemi të bëjmë me një barist të certifikuar ndërkombëtarisht, ai e njeh recetën, kokteji, është njësoj si në Tiranë, New York e Tokoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy