
Një 39-vjeçare ka humbur jetën në një klinikë private në Korçë. Sipas policisë së Korçës, viktima është Xhensila Duka.
Gruaja ka shkuar për trajtim mjekësor, por ka gjetur vdekjen në klinikë.
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se ata nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.
Pritet që rezultatet e autopsisë ligjore të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.



