
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
Në mbarë vendin janë ngritur 144 qendra provimi në shkolla.
Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2.087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve.
Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla: të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të jenë të veshur në mënyrë të rregullt, sipas uniformës së shkollës; të mos mbajnë me vete telefon celular apo orë inteligjente; si dhe të tregojnë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.
Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 16 qershor dhe atë me zgjedhje më 23 qershor.



