Maqedoni e Veriut, pritet votimi i qeverisë së re

Maqedoni e Veriut, pritet votimi i qeverisë së re

Maqedonia e Veriut do të ketë sot qeverinë e re. Parlamenti në Shkup po diskuton zgjedhjen e kabinetit që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Debati ka nisur që dje me shpalosjen e programit qeveritar nga i mandatuari si kryeministër Zoran Zaev.

Seanca është shoqëruar me me debate të ashpra midis deputetëve të pozitës dhe opozitës. Debati vijon edhe sot dhe pritet që deri në mesnatë të votohet qeveria e 13-të e vendit që nga koha kur shpalli pavarësinë.

Për të marrë besimin e Parlamentit, qeverisë së Zaevit i duhen 61 vota, ndërsa koalicioni i formuar ka 62 të tilla.

Partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër kësaj qeverie.

Ndër prioritetet për katër vitet e ardhshme, Zaev ka renditur rritjen e shpejtë ekonomike, investime në shëndetësinë publike, uljen e shkallës së varfërisë nën 16% etj.

Në fokusin e kësaj qeverie janë edhe nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mire me Bullgarinë, etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy