Lirimi i hapësirave publike, Sako: Bizneset afat deri të premten për t'i liruar

Lirimi i hapësirave publike, Sako: Bizneset afat deri të premten për t'i liruar

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, nga Këshilli Nashkiak, ka deklaruar se do të zhvillohet një aksion për lirimin e hapësirave publike në lagjen numër 17, në lokalet në afërsi të Stacionit të Trenit dhe në lagjen numër 11, në dy anët e rrugës, në afërsi të Mauzoleut të Dëshmorëve.

Fillimisht do të fillojë puna në lagjen numër 17.

"Bizneset kanë kohë deri të premten për të lliruar hapësirat publike!", paralajmëroi Sako.

Kryebashkiakja ka bërë me dije se është bërë edhe njoftimi zyrtar përkatës për këto subjekte dhe më pas do të nisë ndërhyrja në terren.

Për këto dy sipërfaqe, që vite më parë kanë funksionuar si lulishte është hartuar projekti përkatës, që përfshin rikualifikimin e tyre dhe që në javët në vijim do të vihet në zbatim.

Kryebashkiakja Sako e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm dhe të kërkuar nga qytetarët këtë aksion, duke shtuar se do të shtrihet edhe në hapësira të tjera, si shëtitorja e plazhit apo dhe rrugët kryesore të qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy