Vrasja e deputetit britanik po hetohet si sulm terrorist

Vrasja e deputetit britanik po hetohet si sulm terrorist

Vrasja e deputetit konservator Sir David Amess po trajtohet si një incident terrorist nga policia. Sir David u godit me thikë disa herë në operacionin e tij elektoral në Leigh-on-Sea në Essex të premten.

69-vjeçari u godit disa herë me thikë ndërsa ndodhej në një kishë në Essex duke bërë takime rutinë elektorale.

Policia e Essex-it bëri të ditur se si i dyshuar për ngjarjen u arrestua një 25-vjeçar dhe tashmë dedektivët e anti-terrorit janë duke hetuar për motivet e tij.

Zoti David Amess

Sipas mediave në vend, bëhet fjalë për një të ri me origjinë nga Smali dhe vrasja deri më tani është duke u trajtuar si sulm i mundshëm terrorist. Policia Metropolitane tha se kishte lidhje potenciale me ekstremizmin islamik.

Po ashtu, po shikohet edhe nëse autori mund të ketë pasur probleme të mundshme të shëndetit mendor. Tashmë hetuesit do të kontrollojnë telefonin dhe gjurmët që 25-vjeçari ka lënë në internet.

Homazhe lulesh janë lënë në vendin e goditjes me thikë

Sekretari i Brendshëm Priti Patel u ka kërkuar forcave të policisë që të rishikojnë menjëherë anganzhimet e sigurisë për deputetët, duke thënë se vrasja përfaqësonte "një sulm të pakuptimtë mbi vetë demokracinë".

Sir David ishte deputet që nga viti 1983 dhe ishte i martuar me pesë fëmijë. Ai është deputeti i dytë në detyrë që vritet në pesë vitet e fundit, pas vrasjes së deputetit të Punës Jo Cox në 2016.

Kryeministri Boris Johnson e përshkroi atë si "një nga njerëzit më të mirë dhe më të urtë në politikë".

Dy gra mbledhin mendimet e tyre në një kishë para se të ndezin një qiri për Sir David Amess

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy