
Një djalë i ri ka humbur jetën si pasojë e daljes së një makine nga rruga.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi Arlis Troplini, 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.
Viktima është djali i biznesmenit durrsak, Fatos Troplini.



