Mungesa e klientëve nuk është e vetmja vështirësi për bizneset. Klodian Tomorri thotë për TvT se bankat kanë zvarritur dhënien e kredive duke lëvruar vetëm 7.5 milionë nga 100 mln euro të garancisë së parë sovrane.
“Garancia e parë nuk pati suksesin që pritej. Deri tani nga 100 milionë euro janë disbursuar vetëm 7.5 milionë euro. Shumica e tyre ose janë zvarritur ose janë skualifikuar nga bankat”, tha ai në një intervistë për TvT.
Sa i takon fondit të dytë për garancinë sovrane, Tomorri u shpreh se ekziston rreziku i mospagesës, duke pasur parasysh faktin se niveli i kredive të këqija në Shqipëri është 25%.
“Garancia sovrane e qeverisë që do të përdoret për kredidhënie mund të ishte një stimul i mirë për të nxitur kreditimin, por ka edhe riskun që të shndërrohet në skemë abuzimi. Pasi bizneset mund të mos e kthejnë dhe ta lënë barrën mbi taksapaguesit”, tha ai.



