Paketa e qeverisë, Kalemaj: ‘Plaçkë’ elektorale e mirëmenduar nga Rama, përkthehet në numër votash (VIDEO)

Paketa e qeverisë, Kalemaj: ‘Plaçkë’ elektorale e mirëmenduar nga Rama, përkthehet në numër votash (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me  paketën e madhe të qeverisë për të cilën u shpreh se Rama po e bën këtë në funksion të zgjedhjeve vendore. Ai tha se kjo është një mënyrë për të shpërndarë ‘plaçkë’ elektorale, ndërsa shtoi se paketa është simbolike sa për shpenzimet e fundvitit. Sipas tij, ndihma ekonomike përkthehet në numër votash.

Ajo shihet në këndvështrim elektoral që Rama po e bën në funksion të zgjedhjeve vendore, pra mobilizim i elektoratit të PS sepse nga 1 mln persona përfitojnë rreth 670 që janë pensionistë, pastaj kemi administratën publike, shtresat e varfra, pra kjo është një mënyrë për të shpërndarë një plaçkë elektorale e mirë menduar nga Rama. Praktika e dhënies së shpërblimit në vitin e ri ka qenë një praktikë e të gjitha qeverive, por që për kategoritë e varfra i ndihmon sadopak pasi paketa simbolike është sa për shpenzimet e fundvitit, por sigurisht që kjo strategji përkthehet në vota sepse sa më i varfër të jesh aq më shumë e sheh si ndihmë atë.

Sa i përket buxhetit të këshillit bashkiak, Kalemaj tha se ai nuk ka transparencë, ndërsa shtoi se Partia Socialiste është një makinë elektorale e cila ka fryrë administratën.

Natyrisht buxheti i këshillit bashkiak është buxhet elektoral së pari mungon dhe transparenca. Ajo që shihet është se po shtohet dendësia e qendrave të banimit në Tiranë, shifrat e banimit kanë kaluar dendësinë e Hong Kogut dhe kjo ka pasoja psikologjike, ekonomike në popullatë. Po pse i duhet një pushtet kaq i madh bashkisë Tiranës? Kjo bëhet në funksion të zgjedhjeve për të marrë sa më shumë vota dhe për të siguruar dhe një 4-vjeçar. PS si një makinë elektorale ka fryrë administratën, por mendoj se e gjithë kjo është jo objektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy