Këngëtarja e njohur, Rihanna ka bërë një bisedë më një fans që sapo është ndarë nga e dashura duke i dhënë një këshillë.
‘Hey Robs, cfarë ke bërë kur ke pësuar ndarjen e parë nga i dashuri? Unë po vuaj,’ – i kishte shkruajtur Walad Shami këngëtares, duke marrë një përgjigje të shpejtë.
“Beso se ndarja e parë është dhuratë. Qaj nëse e ke të nevojshme, por nuk do të jetë përgjithmonë.
Ti do të gjesh dashuri përsëri dhe do të jetë më e bukur.
Ndërkohë mundohu të kënaqesh sa më shumë për veten tënde,” – shkruajti 29-vjecarja.
Fotoja ku të dy kanë komunikuar është bërë virale nëpër rrjete sociale, ku të gjithë e vlerësojnë yllin e popit për këtë këshillë dhe mendojnë se është shumë e vlefshme për cdo njeri që vuan prej një dashurie që nuk ka funksionuar sic duhet.



