CNN: SHBA e zhgënjyer nga fazat e hershme të kundërsulmit të Ukrainës

CNN: SHBA e zhgënjyer nga fazat e hershme të kundërsulmit të Ukrainës

Kundërofensiva ukrainase ka më pak sukses se sa pritej në fazat e saj të hershme dhe forcat ruse po demonstrojnë më shumë kompetencë sesa parashikimet e Perëndimit, i thanë CNN dy zyrtarë perëndimorë dhe një zyrtar i lartë ushtarak amerikan. Kundërofensiva "nuk po i përmbush pritshmëritë në asnjërin front", tha njëri prej tyre. Linjat ruse të mbrojtjes rezultuan të fortifikuara mirë duke e bërë të vështirë për forcat ukrainase t'i depërtojnë ato. Përveç kësaj, forcat ruse kanë bllokuar automjetet e blinduara ukrainase me sulme me raketa dhe mina dhe kanë vendosur fuqinë ajrore në mënyrë më efektive. Por komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi konfirmoi për herë të parë se forca kryesore e rezervës së tij sulmuese nuk është vendosur ende. "Gjithçka duhet të ndodhë ende" , tha ai në një intervistë me Guardian nga një bazë ushtarake në Ukrainën lindore, duke theksuar megjithatë vështirësitë e luftimeve dhe se në ditët e fundit Moska ka nisur gjithashtu përpjekjet sulmuese. "Forca jonë kryesore ende nuk ka qenë e angazhuar në luftime dhe tani po hetojmë për dobësi në mbrojtjen e armikut", theksoi ai. Ndërkohë, forcat ukrainase rrëzuan mbrëmë 13 raketa ruse të drejtuara në një aeroport ushtarak në rajonin perëndimor Khmelnitskyi: këtë e njoftoi Forca Ajrore e Kievit, siç raportohet nga mediat e vendit. Raketat u lëshuan rreth mesnatës nga Deti Kaspik nga katër bombardues Tu-95. “Të gjitha 13 raketat e lundrimit X-101/X-555 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore, shumica në rajonin Khmelnytsky”, tha Forcat Ajrore në një deklaratë. Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithashtu një dron zbulimi të paidentifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy