Fitorja e Trump, Milo: Izraeli do të inkurajohet

Fitorja e Trump, Milo: Izraeli do të inkurajohet

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Trump nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën e jashtme në krahasim me atë që ndoqi gjatë viteve 2017-2021.

Sipas Milos, problemi i Lindjes së Mesme ka për t’u rikthyer një ndër çështjet kryesore të politikës së jashtme amerikane

Mendimi im është se Trump nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën e jashtme që do ndjekë gjatë këtyre 4 vjetëve. Gjatë fushatës elektorale ka nënvizuar për politikën e jashtë thuajse të njëjtat vija që ka zbatuar gjatë mandatit të tij të parë dhe mund të këtë lëvizje taktike brenda të njëjtës politikë që ai ka ndjekur, por nuk besoj se do të ketë ndryshime thelbësore qoftë për marrëdhëniet trans-atllantike, qoftë për marrëdhëniet me BE-në, por në mënyrë të veçantë për vatrat e konfliktit të madh siç është Ukraina dhe Lindja e Mesme ku pritet patjetër siç ai ka premtuar të këtë ndryshime.

Çfarë do të bëjë me konfliktin në Ukrainë? Ka premtuar se do ta mbyllë konfliktin në Ukrainë, është lajm i mirë, por mënyra si do  të mbyllet, kush do humbasë dhe cila do të jetë kostoja e mbylljes së këtij konflikti mbetet për t’u parë. Dhe konflikti në Lindjen e Mesme, përplasja e re e Izraelit, ndërhyrja dhe lufta në Palestinë dhe kundër Libanit do të mbeten çështje delikate. Amerikanët, dy krahët e politikës nuk kanë ndryshe thelbësore në çështjen e konfliktit, të mënyrës së zgjidhjes së konfliktit dhe të mbështetjes për Izraelin.

Do të shohim një aksion më agresiv të Izraelit për arsye se ardhja e Trump në pushtet do të forcojë dhe inkurajojë krahun radikal të Izraelit, në qeverisjen e vendin, por edhe në marrëdhëniet me çështje palestineze. Do të inkurajohet Izraeli, nuk do të dekurajohet. Problemi i Lindjes së Mesme ka për t’u rikthyer në politikën e jashtme amerikane në mos çështja kryesore, ndër 2-3 çështjet kryesore gjatët mandatit të ri të presidentit Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy