Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit mblidhet të shtunën. Seancën e parë që hap legjislaturën e re do ta drejtojë deputeti socialist, Besnik Bare.
Burimet e “News24” thanë se Sali Berisha ka refuzuar të drejtojë këtë seancë të parë të sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se refuzuan ta drejtojnë seancën edhe Tritan Shehu dhe Halim Kosova, deputetë të PD-së.
Sipas rregullores, deputeti me i vjeter ne moshe duhet te drejtoje seancen e pare te sesionit parlamentar.



