Kryeqyteti këtë të dielë u zgjua me rrugë të bllokuara si pasojë e Maratonës së Tiranës, garës së vrapit që këtë vit erdhi në edicionin e saj të 6- të.
“Vrapo për paqen” ishte slogani i kësaj gare që nisi që prej orës 8 të mëngjesit për të përfunduar në orën 14 të mesditës me ndarjen e çmimeve.



