Rishfaqet Grenell: Albin Kurti, fashist me përvojë. Ballkanin nuk po e trazon Rusia   

Rishfaqet Grenell: Albin Kurti, fashist me përvojë. Ballkanin nuk po e trazon Rusia   

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kritikon në Twiter vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitetin. Grenell, i cili po ndjek nga afër se çfarë po ndodh në Kosovë,

Edhe një herë, kryeministri i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe fashist me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Budallallëk, i pamatur. Dhe i panevojshëm”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

"Askush nuk po thotë se Kosova dëshiron luftë apo konflikt. Por Kurti qartazi mendon se kjo është një mënyrë për të përmirësuar shifrat që e tregojnë në rënie në sondazhe. Veprimet e tij të fundit janë të panevojshme. Evropianët i kanë thënë që të ndalojë - por duhet t'i thuhet ta ndalojë menjëherë", ka thënë Grenell.

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, këshillon liderët serbë që të mos bien pre e asaj që ai e sheh si provokim nga ana e Kurtit.

"Pas asaj që po ndodh në Ballkan nuk është Rusia. Kushdo që jua thotë këtë, po përpiqet t'ju manipulojë. Kjo ka të bëjë me Albin Kurtin, i cili po përpiqet t’ia hedhë Serbisë. Ai jeton në të kaluarën. Populli i Kosovës dëshiron paqe dhe punë, Albin. Dhe liderët serbë nuk duhet të bien pre. Ata duhet të vazhdojnë të përqendrohen në zhvillimin ekonomik – dhe të mos bien në këtë karrem”, shkruan ai në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy