Dieta me fruta dhe perime rrit fertilitetin te meshkujt

Dieta me fruta dhe perime rrit fertilitetin te meshkujt

Mjafton të ushqehesh për dy muaj me një dietë të pasur me fruta dhe perime, për të pasur spermatozoide më të shëndetshme. Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar së fundmi në kongresin e Shoqatës Italiane të Andrologëve.

Studimi është kryer me 30 pacientë të moshës 25-40 vjeç, jo duhanpirës, që vuajnë nga infertiliteti idiopatik.

“Mungesa në dietën ushqimore e antioksidantëve u provua se ishte e lidhur ngushtë me dëmtimin e spermatozoideve dhe fragmentimin e AND-së së spermës. Kur i shtohet edhe stili jo i shëndetshëm i jetesës dhe faktorë të tjerë me risk si mosha, ndotja e mjedisit, cigarja ose alkooli, mund të ndikojnë ndjeshëm në fertilitetin mashkullor”, thotë Alessandro Palmieri, president i Shoqatës Italiane të Andrologëve (SIA) dhe profesor në Universitetin e Napolit.

Vullnetarët që morën pjesë në studim ishin mesatarisht mbipeshë. Atyre iu caktua një dietë me 1500 kalori në ditë, e cila përbëhej 25% nga proteina dhe karbohidrate dhe shumë fruta e perime.

Dy muaj më pas, studiuesit konstatuan se lëvizshmëria e spermatozoideve ishte rritur nga 10 në 25%.

Po ashtu, u vu re një përmirësim domethënës në fragmentimin e ADN-së. Nëse treguesi i fragmentimit ishte 20% para dietës, pas saj ai kishte rënë në 12%. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy