Foltorja e Salianjit/ Dhimojani: Sjell rizgjimin e PD-së. Të gjithë të mbajnë përgjegjësi

Foltorja e Salianjit/ Dhimojani: Sjell rizgjimin e PD-së. Të gjithë të mbajnë përgjegjësi

Afroviti Dhimojani, anëtare e Këshillit Bashkiak Himarë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se foltorja e Salianjti sjell një rizgjim në PD, e cila duhet të ndryshojë.

 

Sipas Dhimojani të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se anëtët e PD-së duhet të jenë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. 

 

E shoh si lëvizje pozitive brenda PD. Jemi partia fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Çdo mendim, fjalë, kritikë që shërben për t’u përmirësuar nuk ka ndonjë lloj dëmtimi brenda partisë. Jo vetëm Salianji po kushdo qoftë në momentin që e kupton që ka nevojë për analizë, diskutime për t’i dhënë shpresë Shqipërisë. 

 

Janë mendimet personale të drejtuesve. Që nga anëtarët më të thjeshtë, dhe unë që kam qenë drejtuese e degës së Himarës, kam marrë pjesë në primare, deri tek deputetët e Berishës, të gjithë duhet të marrin përgjegjësi dhe nuk duhet të tremben për lëvizjet brenda PD. 

 

Duhet të ishte bërë analizë për humbjen e zgjedhjeve dhe nuk duhet të kishim pritur kaq gjatë. Nuk është mirë të kritikohet një lëvizje që sjell rizgjimin e PD. Anëtarët, drejtuesit mundohen të ndahen në dy kampe, jam e mendimit që kushdo që është drejtues dhe në momentin që kemi pasur humbje të tillë, pavarësisht se e dimë sa e vështirë është të bësh zgjedhje me Ramën në pushtet, kjo nuk e justifikon mosmarrjen përsipër të përgjegjësisë dhe mos bërjen e një analize të thellë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy