FBI arreston gjyqtaren, ndihmoi emigrantin të shmangte arrestimin

FBI arreston gjyqtaren, ndihmoi emigrantin të shmangte arrestimin

Drejtori i FBI-së Kash Patel njoftoi se agjentët federalë kanë arrestuar një gjykatës të qarkut Milwaukee me akuzën se ndihmoi një emigrant që të shmangte arrestimin, duke penguar zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Gjyqtarja e arrestuar është Hannah Dugan e akuzuar për mashtrim të qëllimshëm të agjentëve federalë, në lidhje me një emigrant që po ndiqej nga autoritetet federale, shkroi Patel në rrjetet sociale.

“Ne besojmë se gjyqtarja Dugan devijoi qëllimisht agjentët federalë nga subjekti i arrestimit të saj, Eduardo Flores Ruiz, në sallën e saj të gjyqit, duke lejuar një emigrant pa dokumente të shpëtonte nga arrestimi. Fatmirësisht, oficerët tanë e ndoqën autorin në këmbë dhe ai është në paraburgim, por pengimi i gjyqtarit ka krijuar një rrezik më të madh për publikun”, shkroi Patel.

Drupal Ad

Administrata Trump është zotuar të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët lokalë të cilët nuk arrijnë të bashkëpunojnë me luftën federale kundër emigracionit të paligjshëm.

Prej javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një përplasje e ashpër mes Presidentit Donald Trump dhe gjyqtarëve për çështjen e deportimit të emigrantëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy