Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbyllja e afatit për garën e kryepolicit, ndër emrat potencial janë Drejtuesi i Vlorës, Fierit dhe Drejtori i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.
Në qarqet e sigurisë dhe politikës në Shqipëri po qarkullojnë disa emra potencialë që mund të konsiderohen për të pasuar në të ardhmen drejtuesin e larg të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Mes figurave që përmenden janë drejtues me eksperiencë në strukturat e policisë dhe sigurisë, të cilët kanë mbajtur poste të rëndësishme në administrimin e rendit publik dhe hetimin e krimeve.
Ndër emrat që përfliten janë Elidon Çela, Neritan Nallbati dhe Skënder Hitaj, të cilët kanë një karrierë të gjatë në institucionet e sigurisë dhe kanë drejtuar dhe drejtojnë struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, raporton emisioni “FactCheck” në MCN TV.
Eksperienca e tyre në menaxhimin e operacioneve policore dhe drejtimin e strukturave vendore i ka bërë ata emra të diskutuar në rrethet institucionale si potencialisht të vlefshëm.
Në listën jozyrtare të figurave që përmenden si kandidatë potencialë janë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, kjo pasi Nano ka fituar betejën ligjore dhe nuk ka pengesë për rikandidim.
Një tjetër drejtues policie është edhe z. Pëllumb Seferi, aktualisht kreu i Interpol. Të gjithë këta emra konsiderohen profesionistë me përvojë të gjatë në sistemin e rendit dhe me eksperiencë në luftën kundër kriminalitetit.
Një tjetër figurë që përmendet në këtë kontekst është edhe Shemsi Prençi, i cili ka pasur role drejtuese në institucione të sigurisë dhe emergjencave civile.
Lista zyrtare e garuesve pritet të bëhet publike të enjten e ardhshme më 11 Mars, ndërsa nga kjo e premte ka ende edhe pesë ditë për të aplikuar çdo i Interesuar.
Elidon Çela
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Neritan Nallbati
Drejtor i Departamentit për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Skënder Hitaj
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Gledis Nano
Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (2021–2022)
Pëllumb Seferi
Drejtor i Interpolit
Shemsi Prençi
Detyra: Ish-drejtor i Emergjencave Civile dhe ish-drejtues i Policisë së Shtetit



