“AKSHI”, Zhabina: Po zhvillohen hetime për fraksione të tjera të dosjes. Akuzat për Karçanajn nuk ndryshojnë

“AKSHI”, Zhabina: Po zhvillohen hetime për fraksione të tjera të dosjes. Akuzat për Karçanajn nuk ndryshojnë

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se hetimi i SPAK është i fokusuar tek pasuria e Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasit. 

 

Duke vijuar Zhabina tha se po ashtu po hetohen edhe punonjësit e kompanive të dy biznesmenëve. 

 

Hetimi i SPAK është i fokusuar tek pasuria e Ermal Beqirajt dhe Ergys Agasi. Në rrjetën e hetimeve të prokurorisë po kalojnë dhe punonjësit e këtyre kompanive pasi dyshon që pasuri të ndryshme mund të jenë fshehur në emër të punonjësve..

 

Një jaht që kushton rreth 1 milion që ishte emër ishte në emër të një punonjëse të Beqirajt, në të vërtetë të ishte e biznesmenit. Ishte vetëm njëra nga pasuritë, në sitë po kalojën dhe pasuritë e tjera në emër të dy biznesmenëve, familjarëve apo njohjeve të tyre. Hetimi pasuror zgjat se kërkon më shumë hetim ndryshe nga ai penal. 

 

Sa i takon AKSHI-t kanë shkuar në nivelin e drejtueses, nuk ka më ku shkon. Nëse në videot që prokuroria ka mundur të marrë nga regjistrimet që ka bërë Agasi ku përmenden ndoshta dhe biznesmenë të tjerë apo politikanë mund të shkojë dhe tek ata. Por duhet të ketë fillimisht prova. 

 

Sipas Zhabinës, nuk do të ketë ndryshim të akuzave për Karçanaj. 

 

Karçanaj për SPAK i ka mbyllur historinë me akuzat. Nuk besoj s e prokurori do të tërhiqet nga akuza për grup të strukturuar kriminal apo shkelje të barazisë në tendera. Aq më tepër që këto masa sigurie dhe akuza janë konfirmuar nga gjykata.

 

Më tej Zhabina tha se ka fraksione të tjera të çështjes që po hetohen. 

 

Agasi nuk ishte i fokusuar vetëm tek AKSHI. Donte sa më shumë pushtet në të gjitha institucionet.

 

Ky fraksion nuk ka më shumë veprime hetimore për të kryer. Në dijeninë time ka fraksione të tjera që po zhvillohet një hetim tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy