Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për një takim mes drejtuesve të partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.
Pas ftesës së kryeparlamentarit, Basha ka deklaruar se vendimin për pjesmarrjen ose jo në tryezë do ta bëjë publike pas një takimi që do të zhvillojë me aleatët opozitarë në orën 18:00 ku do ti informoje lidhur me negociatat e zhvilluara nje dite me pare.



