Intuita se femrat janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit sesa meshkujt vërtetohet nga studime të shumta shkencore.
Sipas studimeve të ndryshme temperatura ideale e dhomës do të ishte 22 -24 gradë Celcius për meshkujt dhe 24.5 -26 gradë Celcius për femrat.
Ky ndryshim varet nga faktorë të shumtë, si mosha, gjendja e stresit, lodhja, metabolizmi dhe gjendja hormonale.
Mekanizmi i rritjes së temperaturës së brendshme dhe ndjeshmëria ndaj temperaturave të jashtme mund të luhaten nën efektin e hormoneve. Së pari hormonet mashkullore pengojnë ndjenjën e të ftohtit. Shkencëtarët kanë demonstruar se testosteroni pengon proteinën e kanalit TRPM8, e cila kap të ftohtin e ambientit përmes terminaleve nervore nën lëkurë. Ky fenomen shpjegon pse meshkujt e moshuar e ndjejnë të ftohtin më shumë se meshkujt e rinj, pasi nivelet e testosteronit bien me kalimin e moshës. Çlirimi i progesteronit gjatë ovulacionit e bën trupin e grave më të ndjeshëm ndaj të ftohtit jashtë.
Masat muskulore që gjenerojnë nxehtësi dhe masat yndyrore që nuk gjenerojnë nxehtësi ndikojnë gjithashtu tek ndjeshmëria ndaj temperaturave. Gratë kanë mesatarisht më pak masë muskulore. Anasjelltas, shtresa yndyrore që ndan muskujt nga lëkura është më e trashë tek gratë.



