
Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, thotë se ka një trend europian të rritjes së çmimit të apartamenteve të reja. Hoxha thotë se nga ky trend nuk përjashtohet Shqipëria, ndërsa rritja e çmimeve është më e theksuar në kryeqytet dhe në zonën e bregdetit. Hoxha thotë se përpos rritjes së kostos së materialeve të ndërtimit, për shkak të krizës, ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e çmimeve në tregun imobiliar. Sipas saj, kleringu mbetet ende metoda më e preferuar për të blerë një shtëpi.
Sa i takon këtij tregu, në çdo kohë dhe periudhë krize apo jo, shitblerja e apartamenteve ka qenë e lartë dhe mbetet e tillë. Të diktuara nga kostot e materialeve, që janë nën impaktin e krizës globale. Këto kanë prekur edhe rritjen e apartamenteve brenda vijës së verdhë dhe shtëpitë e dyta.
Janë shumë komponentë, përpos kostove të ndërtimit. Në vendin tonë, por edhe në Ballkan dhe Europë, çmimi në zonat rezidenciale është në rritje. Ky trend për Tiranën, Durrësin dhe bregdetin në tërësi shënon rritje 30-40%. Ka shumë faktorë që ndikojnë për rritjen e çmimit për metër katror në vendin tonë. Ka disa taksa që i paguan ai që zotëron truallin dhe më pas zhvendosen te blerësi fundor.
Mbetet e preferuar metoda e kleringut. Është një zgjidhje e ndërmjetme, përsa i takon të dy palëve. Ka akoma vend për përmirësim.



