Meta: S’ka biznesmen më të talentuar se Luli, bashkë me Ramën në çdo aferë. Bastardët do të japin llogari shumë shpejt

Meta: S’ka biznesmen më të talentuar se Luli, bashkë me Ramën në çdo aferë. Bastardët do të japin llogari shumë shpejt

Nga Kuçova në një takim me drejtuesit lokalë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se bomba bërthamore ka rënë, për shkak se kemi një Kryeministër të papërgjegjshëm.

Ai bëri thirrje për bashkim pa dallime partiake dhe politike, pasi tha se sot ka vetëm një ndarje esenciale dhe thelbësore “midis shqiptarëve dhe patronazhistëve”.

Meta akuzoi Edi Ramën se po “u pi gjakun fëmijëve të Shqipërisë”, teksa citoi se tashmë ka filluar të thotë se fajin e ka Putini dhe nxjerr përherë një fatkeqësi.

Ai e cilësoi Kryeministrin si një kloun të papërgjegjshëm.

Shqiptarët janë të paduruar për protesta dhe ndryshim se e dinë shumë mirë se ka ardhur ora e përballjes finale dhe të vërtetë.

Synimi më madhor i Partisë së Lirisë përballë zgjedhjeve vendore, është vendosja e pluralizmit dhe demokracisë në të gjithë këshillat vendorë, që jo vetëm prej Edi Ramës por edhe poshtërsinë e Lulushit, opozita nuk ka asnjë këshilltar.

Them poshtërsi e Lulushit se e kishte kapur peng prej kohësh me dosjet dhe e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos futjen në zgjedhjet vendore.

Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli, se ka ardhur në Shqipëri me zero investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë bashkë me Edi Ramën.

Dhe sot që po flasim janë bashkë kundër pluralizmit politik, për të shkatërruar opozitën dhe opozitarizmin, se ata kanë ardhur nga jashtë në Shqipëri që të dy, kanë ardhur me porosi që të dy dhe sillen si kolonizatorë të merrnin çfarë të merrnin se në fund fare do të ikin.

Por llogaritë i kanë bërë gabim, se pluralizmi politik edhe pse është lënduar rëndë nuk është ekzekutuar dhe do triumfojë shumë shpejtë dhe llogaridhënia do të jetë shumë shpejt për këta bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe kanë krijuar përplasje të mirëorkestruar dhe janë përgjegjës për këtë situatë kaq të rëndë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe shpopullimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy