Xherri: Punimet për aeroportin e Vlorës po shkatërrojnë habitatin, mijëra shpendë rrezikojnë të zhduken

Xherri: Punimet për aeroportin e Vlorës po shkatërrojnë habitatin, mijëra shpendë rrezikojnë të zhduken

Përfaqësuesi i organizatës mjedisore shqiptare PPNEA, Xhemal Xherri, për kërkesën e shoqërisë civile për ndërprerjen e punimeve për aeroportin e Vlorës, thotë se Konventa e Bernës për Ruajtjen e Jetës së Egër në Evropë vitin e shkuar dërgoi një grup ekspertësh për verifikimin e florës dhe faunës në lagunën Vjosë-Nartë.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se ekspertët konkluduan se po ndodh një batërdi.

Dërguan një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë shqiptare për pezullimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, për shkak se po shkatërron habitatin.

Kjo konventë ndoshta nuk po zbatohet nga qeveria shqiptare dhe mund të jetë me rreziqe shumë të mëdha sa i takon anëtarësimit në BE.

Një vendim i Konventës së Bernës drejtuar qeverisë shqiptare do e bëj shumë të pamundur mbylljen e këtij kapitulli dhe do të çojë në mbylljen e dyerve të vendit tonë për në BE.

Nga ndërtimi i aeroportit zona Vjosë-Nartë rrezikon mijëra shpendë që të zhduken, por edhe jeta e pasagjerëve.

Se aeroporti është ndërtuar në mes të rrugës së shtegtimit dhe mund të vinte në rrezik jetën e pasagjerëve.

Filluan punimet pa pasur një leje ndërtimi dhe pa përfunduar studimi i ndikimit në mjedis. Parregullsi të tilla i kemi denoncuar tek të gjithë partnerët Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.

Pelikanin kaçurrel e gjejmë masivisht në Vlorë, janë rreth 120 pelikanë. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse një pelikan përplaset me një avion.

Hapja e krahëve të një pelikani shkon deri në 3 metra. Për të mos folur për tufat e flamingove që lëvizin në zonë.

Lidhur me protestën e paralajmëruar pasditen e sotme para Kryeministrisë, Xherri shtoi se pak më parë u njoftuan nga policia se nuk mund ta mbajnë protestën aty për shkak se ka një aktivitet paralel.

Në këtë drejtim tha se ose do të ndryshohet vendi në momentin e fundit, ose do të bëhet ditën e nesërme tek i njëjti vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy