Të paktën 98 persona kanë vdekur dhe më shumë se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi çatia e një klubi nate u shemb në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.
“Numri paraprak i të vdekurve është ë 98”, tha drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez.
Midis viktimave ishte guvernatori i provincës Octavio Dotel, 51 vjeç, i cili vdiq teksa po transportohej në spital pasi u nxor nga rrënojat.
Aksidenti ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur merenge Rubby Perez në klubin e natës Jet Set,.
Qindra persona ishin brenda lokalit të natës dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.



