Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në daljen e fundit për mediat se deri pasditen e së mërkurës, ora 19:00, janë gjithsej 238 raste të testuara, 15 prej të cilave janë pozitive.

Tre rastet e tjera kanë dalë nga testimet e kryera përgjatë orëve të fundit.

Sipas ministres, gjatë orëve të fundit janë testuar 34 raste, nga të cilat, 31 kanë rezultuar negative dhe vetëm 3 pozitive.

Tre rastet në fjalë lidhen me pacientin zero dhe janë futur në vetëkarantimin.

Dy rastet e para në Shqipëri u konfirmuan mbrëmjen e së dielës.

Një ditë më pas, numri arriti në 6, ndërsa mesditën e sotme numri arriti në 12. Ndërkohë, po sot, u regjistrua edhe vdekja e parë nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore thonë se ky është fillimi i epidemisë dhe numri i të prekurve pritet të rritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy