India ndërton urën e veçantë, ndihmon zvarranikët të kalojnë rrugën

India ndërton urën e veçantë, ndihmon zvarranikët të kalojnë rrugën

India ka ndërtuar një urë për zvarranikët dhe kafshët e tjera, me qëllim për ti ndihmuar të kalojnë rrugën. 
Një autostradë e cila kalon përmes pyllit, në një zonë malore të Uttarakhand të Indisë, ka bërë që autoritetet të mendojnë edhe për dëmin që u kanë shkaktuar kafshëve duke zënë një pjesë të habitatit të tyre. 


Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërtuar "Eko Ura", një urë prej 27 metrash e cila lidh dy pjesët e pyllit të ndara nga autostrada dhe ndihmon si një urë kalimi edhe për kafshët. 


''Eko Ura" është e ndërtuar nga bambuja, jute dhe bar, një urë unike në llojin e saj.


Shumë kafshë janë larguar nga shpetjeësia e makinave në këtë rrugë që të çon në në Nainital, një destinacion i njohur turistik në shtet.
Mbi këtë urë është konceptuar të ketë bar dhe bimë zvarritëse për të tërhequr kafshët dhe për ti bërë të ndihen në habitatin e tyre.


"Shumë zvarranikë dhe kafshë të tjera të vogla janë vrarë nga automjetet turistike në këtë autostradë," është shprehur  Chander Shekhar Joshi, një oficer pyjesh në këtë shtet.

Joshi është shprehur se janë vendosur kamera në të dyja anët e rrugës për të monitoruar lëvizjen e kafshëve.
 

Vetë ura tani është bërë një atraksion turistik, me shumë që kalojnë nëpër ndalesa për të bërë foto dhe selfie. Por departamenti i pyjeve shpreson se së shpejti do të fillojë të tërheqë edhe kafshë.

 

"Ky është një pyll i dendur dhe elefantët, leopardët, drerët dhe demat që lëvizin në këtë zonë, mund të shihen lehtësisht nga shoferët e makinave, duke ulur kështu shpejtësinë ose duke ndaluar. Por  rrallë e bëjnë këtë për gjarpërinjtë, hardhucat, vëzhguesit ose ketrat",  është shprehur një prej zyrtarëve që monitoronte pyllin.

Autoritetet shpresojnë që kjo urë të ndihmojë në krijimin e vetëdijes për kafshët dhe zvarranikët më të vegjël në zonë, si dhe të ndihmojë në mbrojtjen e tyre.

 

https://ichef.bbci.co.uk/news/800/cpsprodpb/1729A/production/_115747849_bridge2.jpg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy