Krimineli i luftës Karaxhiç do të transferohet në Britaninë e Madhe 

Krimineli i luftës Karaxhiç do të transferohet në Britaninë e Madhe 

Lideri i mëparshëm serb në Bosnje Radovan Karaxhiç do ta kalojë pjesën e mbetur të dënimit për krime lufte dhe gjenocid në Britaninë e Madhe. Këtë e bëri publike qeveria britanike.  

Ministri i jashtëm britanik Dominic Raab bëri të ditur, se 75-vjeçari do të transferohej nga burgu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Holandë drejt Britanisë së madhe. “Radovam Karaxhiç është një ndër pak njerëz, i cili është shpallur fajtor për gjenocid.”, tha Raab. Sipas tij Britania e Madhe është krenare, që ka mbështetur ndjekjen penale të këtyre krimeve të turpshme për vite me rradhë.  

Gjykata Internacionale Penale e dënoi Kradzic në vitin 2016 me 40 vite burg për gjenocid, krime lufte dhe krimeve kundra njerëzimit.   Ai ishte gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995 president i republikës së pjesshme serbe të Bosnje-Hercegovinës. Gjatë kësaj kohe ai ka bërë disa vrasje masive dhe dëbime të civilëve jo-serb. Gjatë kësaj periudhe ndodhi dhe masakra e Srebenicës ndaj mijëra të rinjve mysliman. Pas luftës ai ishte në arrati për 13 vjet, derisa u arrestua në vitin 2008 në Beograd, ku jetonte me emër të rremë./ DW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy