
Eksperti i IT-së Edmond Liçaj tha në studion e lajmeve të MCN Tv se deklaratat e Ramës për mbylljen e TikTok-ut e ka dhënë efektin e saj pasi ka rënë popullariteti në platformë.
Sipas Liçajt, çështja është si të ngrihet kauza ligjore për mbylljen e TikTok-ut apo kufizimit.

TikTok është e mundur të mbyllet dhe përgjithmonë. Çështja e mbylljes e një platforme siç është TikTok-u ka një proces. Është një procedurë që duhet të ndodhë më parë. Nuk besoj se mbyllet me një deklaratë apo nismë.
Shteti është i ndërtuar mbi ligje, rregulla, proceduara. Siç mbyllet një portal, një aplikacion, apo një shërbim e njëjta rrugë do të ndiqet për TikTok.
Mbyllja e ëebsite-ve bëhet me vendime gjykate. Merret një masë ndaj një subjejkti të caktuar dhe pastaj autoritetet që në këtë rast është AKEP ekzekuton atë masë. Në këtë rast ne nuk kemi një çështje që po trajtohet në aspektin ligjor dhe ajo platformë ka shkelur këto rregulla apo ligje shteti. Jemi në një term të përgjithshëm mbylljeje dhe me një konsultim me një kategori të caktuar siç janë prindërit.
Patjetër që mbyllet me ligj.
Ajo çka vura re dje, është që efektin e ka dhënë. Shqetësimi që është ngrit në opinionin publik e ka dhënë efektin se popullariteti në TikTok ka rënë. Ata individë, këta influencerat kanë një audiencë shumë të ulët. Efekti ka filluar të ndihet. Në aspektin profesional, interesi është të ulet popullariteti dhe të ketë sa më pak ndikim në shoqërinë tonë, nuk është qëllim të mbyllim rrjetet sociale sepse janë mundësi komunikimi dhe ndërveprimi me njëri tjetrin.
90% janë bërë nga ato një mijë takimet nëpër shkolla dhe me takimet me prindër dhe 90% e prindërve janë dakord. Ne jemi të gjithë si shoqëri dakord.
Çështja është si do e ngremë në një kauzë ligjore që ta mbyllim siç duhet apo ta kufizojmë. Nëse i themi TikTok na plotëso këto kritere që t’i të operosh në shtetin tonë ai do i plotësojë.



