
Më shumë se 9,000 të infektuar me Covid lidhen me lojërat e futbollit Euro 2020. Shkencëtarët thonë se turneu krijoi "një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik".
Një analizë e fazës së tretë dhe të fundit të programit kërkimor, të publikuar të Premten, zbuloi se më shumë se 85% e të gjitha infeksioneve të lidhura me 49 ditët e ngjarjeve të ndryshme sportive, muzikore dhe argëtuese në natyrë erdhën nga tetë lojërat e përfshira në Euro 2020 dhe kryesisht nga gjysmëfinalja dhe finalja.
Studimi, i drejtuar nga departamenti i kulturës dhe Shëndeti Publik në Angli, zbuloi se 9,402 teste pozitive Covid dolën nga tifozët në lojërat Euro 2020, me 3,036 njerëz që raportuan simptoma brenda dy ditëve pas lojërave duke treguar se mund të ishin infektuar gjatë ndeshjeve.



