Sulmet kibernetike, qytetarët pranë sporteleve për të marrë shërbime: E vështirë pritja se është vapë

Sulmet kibernetike, qytetarët pranë sporteleve për të marrë shërbime: E vështirë pritja se është vapë

Pas sulmit kibernetik të faqeve qeveritare dhe pezullimit të shërbimeve online në e-Albania qytetarët i janë drejtuar sporteleve për të aplikuar për pasaporta, certifikata apo procedura të tjera. Në njësinë 3 dhe 4 po operohet vetëm me një sportel. Një nga qytetarët, që po merrte një certifikatë për pasaportën tha se ka pasur një kosto të shtuar pasi ai kishte përdorur taksi për të shkuar deri tek sporteli.

Për një certifikatë për pasaportë, më parë operonim me e-Albania, e vështirë të presim në radhë, nuk e prsinim këtë. S’ka internet, është bllokuar. Po ofrohet shërbimi. E vështirë pritja se është vapë. Me Covid s’po e vrasim mendjen. Mora taksi, ka kosto, ndryshe online, ndryshe fizikisht. Në sportele na kanë thënë prisni sa ta marrim.

Kam dy ditë që vij vërdallë për këto të e-Albania. I kam marrë në telefon. Me thanë është mbyllur shkoni në sportele. Ne nuk dimë ta përdorim e-Albania, nuk kemi asnjë klasë shkollë. U detyrova të vij këtu. Është e pesta herë që vij. Vetëm sot më kanë ofruar shërbim, herë të tjera më kanë thëë shko në e-Albania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy