Përjashtimi i Berishës, Ristani: Basha veproi si kamikaz  

Përjashtimi i Berishës, Ristani: Basha veproi si kamikaz  

Demokrati Arben Ristani e cilëson përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar një veprim kamikaz të kryetarit Basha. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Ristani tha se Berisha e ka përkrahur Bashën dhe ka heshtur në shumë raste para shkeljeve në PD, por falja që u kërkoi sot demokratëve është një fillim i mbarë.

Mënyra si veproi Basha më ngjau me kamikazët talebanë që lidhen me mina, mund të realizojnë qëllimin, por edhe vetë... Mënyra si e bëri, koha që zgjodhi, tabloja e gjithë më ngjan me një veprim kamikaz. Berisha e ka përkrahur edhe me veprime, jo vetëm me heshtje. Zoti Berisha vinte rrinte në zyrë me kryetarin kur kishte gara në PD, duke mbajtur dukshëm një qëndrim. Kur flitet për ndjeshmëri, kjo nuk ishte e vetmja. Ndërprerja e mandatit të kryetarit të këshillit kombëtar para kohe ishte e paligjshme. Nuk u ndie zoti Berisha. Megjithatë, Berisha si burrë i madh di të kërkojë falje. Ky është fillim i mbarë. Se ku do të shkojmë do ta shohim kur të plotësojë platformën.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy