E rëndë në Tetovë/ Digjet shtëpia, vdes nëna me katër fëmijët

E rëndë në Tetovë/ Digjet shtëpia, vdes nëna me katër fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë natës. Një zjarr i rënë në një shtëpi në rrugën “Goce Dellçev” u ka marrë jetën pesë personave, 4 prej të cilëve fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në shtëpinë e Sulejman Zylbeharit, 67 vjeç. Sipas këtij të fundit, flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, ku po flinte nusja e djalit bashkë me 4 fëmijët. Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë konfirmoi se viktimat janë 3 djem dhe një vajzë të moshës 4-13 vjeç dhe nëna e tyre 39 vjeçe.

I moshuari tha se në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë. Ai ka njoftuar menjëherë zjarrfikësen, por ka qenë tepër vonë për fëmijët dhe nënën e tyre.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy