
Bashkia e Divjakës në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Ministrinë e Mjedisit ka mbajtur një dëgjesë publike, ku janë prezantuar disa projekte për Parkun Kombëtar të Karavastasë. Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës turistike, duke ruajtur njëkohësisht mjedisin dhe biodiversitetin.



