Lumi i Shalës, destinacioni i turistëve. Vlerësojnë bukurinë natyrore, problem mbetjet

Lumi i Shalës, destinacioni i turistëve. Vlerësojnë bukurinë natyrore, problem mbetjet

Pamje piktoreske të cilat të shoqërojnë kudo gjatë udhëtimit me varkë nga Komani drejt Lumit të Shalës janë të panumërta.

Ujëra të pastra në ngjyrë të smeraldtë e të rrethuar nga male të gjelbra të ftojnë në magjinë e kësaj zonë e kthyer në një nga destinacionet më të pëlqyera për vizitorët vendas e të huaj. Dy turistë që vijnë nga Belgjika shprehen se është hera e parë e tyre ne Shqipëri dhe se ky rrugëtim u ka pëlqyer shumë.

"Na pëlqen të udhëtojmë dhe te vizitojmë vende te ndryshme dhe Shqipëria po behet shume turistike dhe ka shume vende te bukura. Këtu është shume bukur, malet, uji e çdo gjë janë tërheqëse për ne dhe na pëlqen. Njerëzit janë shume miqësor dhe te gatshëm për të të ndihmuar, në patëm një problem me makinën që morëm me qira dhe ata u munduan menjëherë të na e zgjidhnin problemin që kishim”, thotë Shona Bouchery, turiste nga Belgjika.

"Po është hera e pare në Shqipëri dhe mendoj se është absolutisht e mrekullueshme dhe nuk mund ta krahasosh me asnjë vend tjetër pasi ne kemi qene ne Francë, ne Turqi por këtu malet janë kaq mahnitëse si askund tjetër. Për te vizituar Lumin e Shalës ishte një nga vendet që babai im kishte vendosur ne listën e vendeve qe do vizitonim ne Shqipëri dhe kemi pare që edhe përshtypjet për ketë vend janë shume te mira. mund te them se ky vend ja vlen shume dhe definitivit e sugjeroj që të vizitohet", thotë Timo Bouchery.

Por me të mbërritur në destinacion aty sheh jo vetëm turist të huaj por edhe shqipfolës siç është edhe Bujar Penexhiçi. Ai shprehet se Lumi i Shalës i ka pëlqyer shumë, dhe njëkohësisht ka edhe një kritikë për mbetjet.

Ndërkohë, Gjon Gjeka, menaxher në një nga bizneset e zonës tregon përshtypjet e turistëve shqiptarë dhe të huaj dhe problematikat që shoqërojnë këtë vend.

Por nga ana tjetër kaedhe nga ata banorë që pas shumë vitesh në emigrim, janë rikthyer dhe kanë hapur biznesin e tyre pikërisht në këtë pikë turistike aq shumë të lakmuar.

Lumi i Shalës tashmë është ndër vendet më të preferuara për tu vizituar për shkak të bukurive natyrore. I quajtur ndryshe si "Tajlanda e Shqipërisë", dallohet për ujin e kristaltë, ndërsa shkëmbinjtë e thepisur të shoqërojnë në çdo hap të udhëtimit.

Lumi ka një gjatësi prej 37 km dhe është një nga atraksionet kryesore që gjendet në afërsi të Liqenit të Komanit, vetëm 1 orë e gjysmë udhëtim me varkë nga diga. Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, apo kampingut me çadra ne natyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy