
Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, në ish-Bllok.
Mësohet se janë lënduar katër persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shpërthimi i fortë ka ndodhur në një dyqan eventesh, ndërsa dëme ka pasur edhe ne bizneset ngjitur me të.
Forca të policisë dhe zjarrfikëses janë në vendin e ngjarjes.
Po punohet për shuarjen e zjarrit në lokal pas shpërthimit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P. dhe A. P., E. N., dhe D.S., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



