Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia patrullim në Adriatik kundër emigracionit dhe trafiqeve

Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia patrullim në Adriatik kundër emigracionit dhe trafiqeve

Në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Durrës është organizuar një takim trepalësh mes drejtuesve të policive kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë(GdF).

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin  Aida Hajnaj.

Qëllimi i takimit ishte ai i rritjes së bashkëpunimit mes të tre vendeve në fushën e kufirit dhe migracionit.

Intensifikimi i luftës ndaj trafiqeve të paligjshme në kufirin blu, por edhe në atë të gjelbër ishte një çështje që zuri një vend të veçantë gjatë bisedimeve.

Gjatë takimit u vendos për draftimin e një protokolli trepalësh për patrullimet e përbashkëta në hapësirën detare të tre vendeve në detin Adriatik,  si një domosdoshmëri për rritjen e kontrollit në det.

Mes drejtuesve të policive kufitare të tre vendeve u dakordësua shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve në lidhje me të gjitha mjetet detare që ndryshojnë vendbazimet dhe të atyre që deklarojnë se do të lëvizin drejt njërit nga tre vendet.

Gjithashtu, u ra dakord për një shkëmbim informacionesh të menjëhershme në lidhje me imigracionin e paligjshëm.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy