Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë zhdukur në ishullin Sumatra të Indonezisë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën vendin.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar lokal.
Më shumë se 20 mijë shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që 8 ura janë shembur.
Afro 80 mijë persona kanë ikur nga banesat e tyre dhe janë vendosur në strehimoret e përkohshme të krijuara nga qeveria.



