UEFA synon të shtojë numrin e ekipeve që marrin pjesë në Europian nga viti 2028. Momentalisht në Europian marrin pjesë 24 kombëtare, por plani i UEFA-s, është që të zgjerojë numrin në 32 ekipe.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, plani është që Europiani i 2028, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, të mbahet me 32 ekipe.
Në 2016, UEFA rriti numrin nga 16 në 24 dhe tashmë dëshiron që të marrin pjesë 32 ekipe, nga 55 shtetet anëtare.



