Një ekspozitë me 100 kryeveprat e Rafaelos pritet të hapet në Romë më 5 mars. Dy muaj para hapjes, interesi është i jashtëzakonshëm. Për të parë kryeveprat që mbajnë firmën e tij dhe mblidhen në Romë nga disa muze, vetëm në 48 orët e para të shitjes së biletave janë prenotuar 10 mijë të tilla. Kërkesat janë nga e gjithë bota.
Ekspozita e titulluar thjesht “Rafaello” është momenti më i rëndësishëm i aktiviteteve botërore në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së tij (6 prill 1520, kur ishte vetëm 37 vjeç).
Ekspozita është realizuar në bashkëpunim me Galeritë Uffizi dhe do të qëndrojë e hapur deri më 2 qershor.



