Ngjarja në Durrës, Prokuroria: Nuk ka ndodhur përdhunim

Ngjarja në Durrës, Prokuroria: Nuk ka ndodhur përdhunim

Raportimi në media i një rasti tentative përdhunimi, subjekt i të cilës është një vajzë vetëm 8 vjeçe, ka tronditur jo pak opinionin. 

Në një njoftim për mediat, policia e cilëson rastin një keqpërdorim mediatik dhe sqaron se në lidhje me të është ndaluar një 16-vjeçar.

Sipas policisë, denoncimi është bërë nga nëna e vajzës rreth një javë pas ngjarjes, por kjo e fundit është reflektuar në mënyrë të përmbledhur në njoftimet e policisë, për të shmangur ndikimin që do të kishte te vajza dhe familja e saj.

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjarjes së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur dhe se policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:
Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.
Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në uebin zyrtar:

Durrës - Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një të mitur 13-vjeçar. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa Prokuroria e Durrësit, në një njoftim mbi rastin, thotë se nuk ka ndodhur dhe nuk janë tentuar marrëdhënie seksuale me të mitur. Por, në njoftim thuhet se rasti në fjalë ka të bëjë me persona të mitur.   

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në Arapaj Durrës, ju informojmë se:

Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur në mjediset e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’ në Arapaj.

Ndërkohë, drejtoresha e shkollës, në një prononcim për "Syrin" thotë se ka marrë dijeni mbi ngjarjen nga policia. Ajo thekson se koha kur ka ndodhur ngjarja nuk përkon me funksionimin e orarit të insitucionit dhe si pasojë, shkolla ka qenë e mbyllur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy