Shkarkimi Manjanit, Rama: Detyra e ministrit dhe jo të bëjë opinionbërësin. Ska probleme në koalicion nëse largohet një ministër i papërshtatshëm

Shkarkimi Manjanit, Rama: Detyra e ministrit dhe jo të bëjë opinionbërësin. Ska probleme në koalicion nëse largohet një ministër i papërshtatshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të Manjanit nga ministër Drejtësie. I ftuar në Tonight në "ora news", kreu i qeverisë tha se nëse një ministër nuk respekton rregullat dhe detyrat që ka skuadra. Detyra e ministrit është të bëjë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinion bërësin, apo opinion tjetërsuesin.

Më tej Rama u pyet edhe për deklaratat e deputetëve të LSI të cilat kanë akuzuar Policinë e Shtetit për kanabisin. "Nuk marrë përsipër të komentoj deklarat e deputetëve pasi ata janë të lirë të thonë çtë duan", tha Rama. 

Rama kur u pyet për koalicionin tha se çdo gjë është normale dhe nuk ka probleme në qeverisëse nëse largohet një ministër i papërshtatshëm dhe vjen një tjetër. Me LSI nuk kemi diskutuar asnjëher për shkarkimin e minitrit Tahiri nga posti i ministrit të Brendshëm tha Rama.

Ndërsa kur u pyet se a kanë ndërhyrë ndërkombëtarët për shkarkimin e Tahirit, kreu i qeverisë e hodhi poshtë duke theksuar se në punën e tij nuk vendso njeri se kush duhet të ri dhe kush duhet të largohe.  

Tare: E ka të ndaluar të flasë një Kryeministër?

Rama: Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsesus që përcakton saktësisht marrëdhëniet e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, Ministri ka detyrimin të flasë me publikun, pro ti shërbejë publikut si anatër i qeverisë.

Tare: Manjani po pengonte reformën në drejtësi?

Rama: Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy