“Gërdeci”/ Haxhiu: Drejtësia e asaj kohe 100% e kontrolluar, pas 18 vitesh askush i dënuar

“Gërdeci”/ Haxhiu: Drejtësia e asaj kohe 100% e kontrolluar, pas 18 vitesh askush i dënuar

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Pa Ekspozuarit” nw MCN TV komentoi dosjen e shpërthimit të Gërdecit, ku 18 vite pas ngjarjes nuk ka asnjë të dënuar për pasojat tragjike që morën jetë njerëzish. 

 

Haxhiu theksoi rolin e kontrollit të pushtetit të atëhershëm mbi institucionet e drejtësisë.

 

Kemi pasur një drejtësi që ka qenë e kontrolluar 100% dhe kanë qenë 3 baza kryesore, pastaj prokuroria dhe gjyqësia, të kontrolluara nga pushteti i atëhershëm.

 

Tani po mundohem të shpjegoj këtë rikthim dhe çfarë të bëj me historinë korruptive të drejtësisë së atëhershme. Në një proces ku shkatërrimi është bashkuar me biznesin, ky është problem pushteti dhe vendimmarrjeje.

 

Kur kemi një problem të tillë, kemi të bëjmë me diçka që ka qenë legale duke u shndërruar në diçka të rrezikshme, pasojat e të cilës kanë marrë jetë, si shpërthimi i famshëm i Gërdecit.

 

Në këtë proces kanë qenë të angazhuara kompani që merren me shitjen dhe blerjen e armëve. Nuk e di nëse përgjigjet ndokush për këtë proces, sepse ai ka qenë ilegal, sekret dhe është e pamundur që të kemi një përgjegjësi shtetërore.

 

Vetëm nëse gjyqtarët do të kishin parë filma, do të kishin marrë vendim lehtë. Në një bërtimë të madhe të malit të vrasjeve, në një shkatërrim të gjithçkaje që ka ndodhur aty, nuk ka të dënuar, dhe ata që janë dënuar janë për gjëra periferike krahasuar me ato që kanë ndodhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy