Haxhia: E tmerrshme! Avokati po trajtohet si i pandehur

Haxhia: E tmerrshme! Avokati po trajtohet si i pandehur

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, denoncoi trajtimin e avokatëve njësoj si të pandehur, duke e quajtur këtë “të tmerrshme”.

Ai kritikoi indiferencën e institucioneve të drejtësisë dhe paralajmëroi se, nëse vijon kjo situatë, “nuk do të ketë më procese gjyqësore”.

"E trajtojnë avokatin njësoj me të pandehurin dhe kjo është e tmerrshme. Kodi Penal thotë se kushdo konstaton vepër penale, ka detyrimin të bëjë kallëzim. Avokati ka konstatuar deformim të provave dhe thotë do të bëj kallëzim. Është shqetësues qëndrimi indiferent i KLP dhe titullarëve të drejtësisë. Sot duhet të vinin alarmin.

Nuk është problemi për të vënë para përgjegjësisë një prokuror, por linjën që mbahet. Nëse do të vijojë kështu, nuk do të ketë më procese. Nëse Dhoma e Avokatisë mori vendim të bojkotojë proceset penale, nëse do të jetë kjo frymë, nuk do të zgjidhet ky problem. Problemi është më i thellë. Nëse vijohet, këtu nuk ka më procese. Kaq di të them unë. Ato akuza janë qesharake", tha Haxhia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy