
Një operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur gjerësisht nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN tv, thotë se pak kërkesës zyrtare të Europol, ka marrë konfirmimin e gjuha shqipe është mes gjuhëve të përdorimit të këtij aplikacioni.
I kam bërë një kërkesë adresës zyrtare të Europol dhe është e habitshme që më janë përgjigjur brenda 10 minutash si përgjigje zyrtare që po shqipja është mes gjuhëve të përdorura në këtë aplikacion.
Bëhet fjale që rasti sipas Europol është duke u drejtuar nga një ekip i përbashkët, që përfshijnë autoritetet franceze dhe holandeze dhe mbështetje të Task Forces operacionale të Europolit, ku përfshihen forca nga Franca, Spanja, Holanda, Lituania dhe Italia.
Matrix është përgjuar vetëm në tre muajt e fundit, ka një vendim gjykate që konsiderohen të ligjshme vetëm tre muajt e fundit.



