PD proteston sërish të enjten

PD proteston sërish të enjten

Opozita ka lajmëruar sot se ditën e enjte do të protestojë prej orës 09:30 përpara Parlamentit, gjatë kohës do të zhvillohet një tjetër seancë plenare.

Njoftimi u bë sot nga ish-deputetit demokrat, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, kritikoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me sigurinë në kryeqytet pas vrasjes së Jurgen Kurtit, mbrëmjen e djeshme.

"Llesh, brenda 72 orëve, 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para Parlamentit "339"... pasiguria s'është detyra jote...", shkruan Strazimiri.

Kjo është protesta e gjashtë me radhë që opozita e bashkuar organizon që pas djegies së mandateve të deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy