Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA/ Mbështetje për një republikë demokratike, dënohen shkeljet e regjimit 

Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA/ Mbështetje për një republikë demokratike, dënohen shkeljet e regjimit 

Një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA që mban datën 26 shkurt dënon ashpër regjimin Iranian dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. 

Rezoluta që mori mbështetje dy partiake me 150 ligjvënës, po ashtu mbështet të drejtën e popullit iranian për të krijuar një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore. Rezoluta po ashtu njeh rolin e njësive të Rezistencës në organizimin e protestave brenda vendit kundër shtypjes së regjimit. 

Po ashtu vihet në dukje Planin me Dhjetë Pika të propozuar nga Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), si një alternativë demokratike dhe e realizueshme ndaj regjimit aktual.

Në rezolutë bëhet thirrje për republikë demokratike të bazuar në votën e lirë, zgjedhje të lira, barazi gjinore, ndarjen e fesë nga shteti, një Iran jo-bërthamor dhe bashkëjetesë paqësore me vendet e tjera.  

Po ashtu evidentohen shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, sidmos ndaj grave, të burgosurve politikë dhe pakicave religjioze dhe etnike. Po ashtu theksohet ekzekutimi i 500 të burgosurve, përfshirë të paktën 17 gra, brenda katër muajve të parë të presidencës së Masoud Pezeshkian. 

Dënohen operacionet e Iranit në financimin e grupeve terroriste, sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare dhe rolin e tij në destabilizimin e Lindjes së Mesme. Gjithashtu përmenden shkeljet e Tehranit sa i takon Mospërhapjes Bërthamore dhe niveleve të uranimit, që tregojnë ambicie bërthamore. 

Despozita 166 njeh  drejtës së popullit iranian për të rezistuar kundër shtypjes së regjimit. Rezoluta i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë protestuesit iranianë dhe Njësitë e Rezistencës në luftën e tyre kundër Gardës Revolucionare Islamike dhe forcave të tjera shtypëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy