“Pas projektit të Teatrit fshihen kullat dhe pastrimi i parave”, Budina: Kryebashkiaku është një njeri hipokrit

“Pas projektit të Teatrit fshihen kullat dhe pastrimi i parave”, Budina: Kryebashkiaku është një njeri hipokrit

Regjisori Robert Budina i ftuar në MCN TV u shpreh se mbrapa projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, fshihen kullat dhe pastrimi i parave.

Ata thonë që jo nuk bëhet, me anë të sekserëve të tij artistë. Dhe më vonë kemi mësuar që mbrapa janë kullat dhe ato janë që kanë në mendje dhe asgjë tjetër.

Nuk do të kishin pse ta bënin teatrin nëse s’do të bënin kullat. Mbrapa fshihen kullat dhe pastrimi i parave.

Por beteja jonë nuk ka mbaruar.

Firmat tona që kemi mbledhur janë të frikshme dhe mund të krijojnë deri në 10 deputetë.

Lidhur me komentin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Budina u shpreh se ka një formim të ulët dhe se një njeri i tillë nuk duhet të qëndrojë në krye të një institucioni të tillë.

Më vjen tmerrësisht keq që kemi një kryetar bashkie ku hipokrizia arrin në këtë pikë është si të jesh një qenie pa shpirt ndërgjegje pa pikën e arsyetimit.

Në disa emisione televizive e kam atakuar para se të bënte atë dhe i kam thënë bujrum ajde shiko si është.

Ne kemi pamjet kur shihet momenti i shkatërrimit që bien muret dhe të gjitha kostumet varrosen.

Pra një njeri i tillë që thotë që Gjykata vendosi pro ne, ose ai ka një formim të ulët, ose është një njeri hipokrit.

Një njeri i tillë nuk duhet të rrijë në krye të institucioni ku varet jeta e 1/3 e popullsisë së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy